Gjermania: Erdogan mbështet grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme

0
145

Qeveria turke ka mbështetur në vijimësi grupet islamiste politike në Siri, Egjipt dhe në Palestinë, thuhet në një raport të qeverisë federale gjermane.

Kjo është përgjigja që qeveria gjermane i jep me shkrim Partisë së Majtë në vend, ku vihen në dukje lidhjet ideologjike që kanë ekzistuar midis Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillim të Presidentit Erdogan dhe ekstremistëve në Lindjen e Mesme, mbështetje e cila ka ardhur përgjatë 5 viteve të fundit.

“Si rezultat i islamizimit gradual të politikës së brendshme dhe të jashtme të Ankarasë, që nga viti 2011, Turqia është kthyer në platformën e veprimit qendror për grupimet islamike në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në përgjigje.

Mbështetje kryesisht ka ardhur për Vëllazërinë Myslimane në Egjipt, Hamasin dhe grupet e armatosur të opozitës në Siri.

Sipas televizionit gjerman ARD, lidhjet më të theksuara ideologjike, partia e Erdogan i ka me Vëllazërinë Myslimane. Kjo përgjigje qëndron në kontrast me qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, e cila e konsideron Turqinë aleat të rëndësishëm të NATO-s.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here