Ankesat e pushuesve/ 8 arsyet për të mos kaluar më pushime në Shqipëri

0
156

Ankesat e pushuesve që vijnë nga jashtë vendit apo dhe ata që jetojnë në Shqipëri e që zgjedhin bregdetin e Jugut për të pushuar janë të shumta.

Ato janë të fokusuara kryesisht te abuzimet me çmimet por edhe shërbimet e ofruara kundrejt pagesave të larta. Këtyre ankesave u bashkohet edhe një nga pushuesit shqiptarë, i cili zgjodhi Himarën për t’u qetësuar këto ditë të nxehta.

Lexoni arsyet e mëposhtme të turistit që zgjedh të mos pushojë më në Shqipëri dhe gjykojeni vetë nëse ka të drejtë.

Ja çfarë shkruan ai në adresë të Jeta osh Qejf:

U nisa me familje per te pushuar ne Himare.1 . Cmimin e hotelit e rriten pasi isha marre vesh per cmim me te ulet,suprizen e mora vesh kur mberrita ne vend.Vende te lira nuk ka per te gjetur dicka tjeter.Cmimet e hoteleve dhe apartmenteve me qera katastrofe nga 50€ nata deri ne 130€. Per te mos mjaftuar kjo shezllonet te dielen me 1000 leke te reja gjate javes me 700 leke te reja.Shqiptare enigrante qe flasin greqisht dhe Italisht.Pastertia zero Cmimet e restoranteve ne stratosfere 900 leke te reja 1 pice dhe nuk te japin kupon tatimor.Cmimet e marketeve per ushqime katastrofe, 100 leke te reja 1 bidon uje. Per me keq uji eshte me orar dhe sot kemi 9 ore pa drita sot.Me kaq para sa po harxhoj ketu kisha bere pushime ne greqi,turqi dhe itali.Patriotizmi im mbaroi ketu. Nuk me.mbetet gje tjeter ti harxhoj parate ne nje vend ku nuk dua por me duhet të kenaq familjen time qe mezi i presin keto 10 dite pushime ne vit….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here