Vdekja e lezhjanit në Greqi, dëshmia e shokut futbollist: E varrosën pa lajmëruar familjen, trupi i masakruar

0
126

Një dëshmi e re u publikua sot në News 24 për vdekjen e emigrantit shqiptar nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj në rrethana ende të paqarta. Familjarët akuzojnë policinë greke se e kanë dhunuar deri në vdekje, ndërkohë që ata thonë se i riu është vetëhedhur nga kati i katërt i komisariatit të policisë. Personi që dëshmon është miku i Pëllumb Marnikollajt me inicialet F.H që e ndoqi çështjen nga fillimi deri në fund. Është filmuar me shpinë pasi akoma nuk i ka ikur tmerri që kanë parë tek shoku i tyre dhe i frikësohen policisë tani për tani. F. H. është futbollist profesionist në një skuadër greke.

Ai tregon për News 24 se shokun e tij e kishin varrosur, pa njoftuar familjen, pasi e kishin mbajtur 4 ditë në frigorifer në morgun e spitalit. F.H tregon kalvarin e kërkimeve nga komisariati i policisë, në spital e më pas në varreza, ku mundën të shohin trupin e viktimës plot me shenja.

NGJARJA

Viktima kishte një vendim gjykate detyrim paraqitje në polici dhe ai si zakonisht ishte paraqitur për të firmosur në polici duke respektuar ligjin dhe vendimin e gjykatës, me mendimin të rikthehej sërisht në shtëpinë e tij, por ka ndodhur krejt ndryshe, Marnikollaj u paraqit për mos tu kthyer më Pasi ka humbur kontaktet telefonike me shokun e tij, ky i fundit është shqetësuar dhe është vënë në kërkim të shokut, Kanë qënë shokët e viktimës që i janë drejtuar avokates greke Maria Konstantopoulou për ndihmë e cila menjëhere ka shkuar në Rajonin e Policisë Agio Lavro në lagjen Ano Patisia të Athinës, ku është informuar se i riu shqiptar nga Lezha kishte ndërruar jetë dhe ndodhej në morgun e një spitali aty afër.

Avokatja ka gjetur vendndodhjen e viktimës dhe ka bërë identifikimin përmes njerëzve të afëtrt të 28 vjeçarit. Avokatja Konstantopoulou në një bisedë telefonike i ka rrëfyer gazetarit Kujtim Vani se ishte tronditur shumë kur kishte parë viktimën në morgun e Spitalit. “Nuk më ka ndodhur ndonjë herë në jetë të shohë një viktimë të tillë, kaq trishtuese”, tha avokatja duke fajësuar veç policisë edhe shërbimin e spitalit. Mediat greke nuk e kanë publikuar këtë lajm.

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën në rrethana të dyshimta 28 vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, po ndiqet me përparësi nga autoritetet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, të cilët thonë se jemi të vendosur dhe do ti shkojmë çështjes deri në fund, për zbardhjen e të vërtetës dhe do të kërkojmë me këmbëngulje nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë dhe ndëshkimin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here