Vajza nga Golemi gënjeu prindërit: Do shkoj te tezja

0
163

Jonida Çanaku, 29­vjeçarja e cila u gjet e vdekur në një banesë në Golem dhe me shenja dhune në trup, kishte dy ditë që ishte larguar nga banesa duke i gënjyer prindërit se do shkonte tek tezja.

Por në të vërtetë ajo kishte shkuar në Golem për të takuar burrin që më pas do ta vriste.

Sipas policisë, autor i ngjarjes është shtetasi Sokrat Shani 65­vjec i cili më pas ka vrarë veten në Krutje të Lushnjes.

Ngjarja nuk ka ende një motiv, teksa adresa e banesës në Golem u gjet në shtëpinë e 65­vjeçarit, në një letër, që u gjet pranë trupit të tij.

Letra e autorit

Në banesën e autorit u gjet një letër, firmosur prej tij, e cila mban datën 14 gusht.

“Jonida ndodhet në shtëpinë e Ludit në Golem. Ka ndërruar jetë. Shtëpia ndodhet përballë pishines tek hotel p, në katin e katërt. Jonida është nga Kryekuqi ”­ -thuhet në letër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here