Oerd Bylykbashi: Rama tallet me durrsakët, qyteti duket si kopsht zoologjik

0
142

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar ndaj një statusi të Kryeministrit, në të cilin ai shprehet per Durrësin duke thënë se “Durrësi është një tjetër shembull domethënës i Rilindjes Urbane dhe me përfundimin e projektit në vazhdim të transformimit urban të zonës së plazhit, (më në fund pas dekadash të tëra edhe me kanalizime e ujësjellës për të qenë – projekti i ujësjellës kanalizimeve do të zbatohet në gjithë Bashkinë e re të Durrësit)”.

Oerd Bylykbashi ka akuzuar Ramën duke u shprehur se ky i fundit e ka kthyer Durrësin “një kopsht zoologjik dhe me karagjozata lyerjesh të pallateve”.

“Kryeministri paska qene ne Durresin tone dhe qenka mrekulluar nga mrekullite urbane te Rilindjes! Ky tallet me durrsaket, te vjetrit dhe te rinjte dhe as skuqet e as zverdhet. Por e keqja eshte se ka disa qe duartrokasin dhe shume te tjere heshtin edhe pse u perzihet.

Rilindje urbane qe paskan transformuar zonen e plazhit?! Cilat? Qe nuk ka uje, ikin dritat? Ne plazhin qe dikur krenoheshim por tashme kur kalon andej, jo vetem qe nuk e sheh detin nga rruga apo nuk dallon me kush eshte sektoria i “Agipit”, “Teutes”, “Apollonise”, “Hekurudhes” apo “Ilirise”, por ke vetem dy mure 10 apo 15 kateshe pallatesh qe ngjajne si rafte per njerez dhe nuk kane lidhje me turizmin. Vjet u shpenzuan 2 milion Euro per rrugen e plazhit, me palma e llampa, tani shqepet perseri rruga dhe futen ne xhepat e qelbur milionat.

Po kush e degjeneroi plazhin aq sa ka njerez qe thone qe e vetmja zgjidhje eshte ta sheshosh te terin por e dine qe kjo s’behet dot? Kryetaret e bashkise socialiste qe e moren qeverisjen qe ne vitin 2000 dhe kane bere kete katrahure. Ata e bene kete! Le te dale e te guxoje njeri te thote te kunderten!

Po ndertimet mbi arkeologjine qe pak qytetet ne bote e kane nen kembet e tyre kush i lejoi? Kush po shpenzon 6 milion dollare per nje shemti betoni qe e quakan “Vela” a ku e di njeri se cfare, nje ngrehine betoni (sikur vetem beton ka ne kete dynja) ne hyrje te Portit, nderkohe ne mos te investoheshin per kanalizimet se po permbytet qyteti me 15 minuta shi, te investohen per te nxjerre ne pah arkeologjine e qytetit.

Rilindje quan sheshin me pllaka e palma qe zhduku gjurmet e viteve 20 te shekullit te shkuar dhe e beri sheshin e Durresit 2700 vjecar te njejte me ato te shesheve te qyteteve qe ngriti komunizmi 50-60 vjet me pare?!

Eshte kthyer qyteti si nje kopsht zologjik nga qente endacake qe turren si banda neper qytet. Por kete e bej hallall, krahasuar me faktin qe Durresi eshte kthyer ne nje Palermo, Napoli apo Marseje nga instalimi ne te i bandave me te rrezikshme mafioze e kriminale ne vend por qe i kane frike edhe jashte Shqiperise.

Ndoshta i duket si rilindje Kryeministrit ajo karagjozata e lyerjes se fasadave qe shohin portin. Te duket sikur pallateve u ka plasur Lija e Dhenve apo Fruthi. Me ate u prezantohemi te gjithe turisteve qe vijne me tragete apo krocera, por eshte nje karagjozate qe ka kushtuar leke dhe nje pjese eshte ndare ne xhepat e qeveritareve.

Durresi qe ishte krenari e Perandorise Romake dhe asaj Bizantine njohu disa vale barbarie: fiset vandale, kryqetaret, normanet, turqit, por si barbaria e ketyre 16 viteve te fundit nuk kishte pare. Dikur po te iknin qytetaret mbetej Durresi me madheshtine antike. Po u zbraz qyteti sot, mbetet nje shemti urbane qe e ka emrin Rilindje.

Nuk do te mbaroja me keto, se ne Durres nuk ka qeverisje, por vetem alokim fondesh aty ku fitohet me shume lek me korrupsion. Le te permende po te doje fitoret me mijera vota. Sepse nje veper penale korrupsioni do vite qe te parashkruhet, me shume se nje mandat i marre me mijera vota te blera, apo importuara, apo emigrantesh qe nuk kane qene kurre ketu. Dhe dajakun e ligjit pas koke do ta kene!

Por ne fakt, kjo tallje e Kryeministrit eshte per cdo durrsak, dhe nuk mjafton te rrudhesh buzet, te flasesh nen ze e te kthehesh nga ana tjeter alla durrsakshe. Ketij qe tallet me ne, i duhet kthyer “gjysma e lekut” qe i kemi borxh”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here