Vrasja e elektricistit, Vasili: Drejtësia të veprojë me shpejtësi

0
140

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Oblikë të Shkodrës, ku një person qëlloi për vdekje me thikë një elektricist gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Me anë të një mesazhi, Vasili i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimës, ndërsa theksoi se ky ishte një akt i shëmtuar që meriton meriton një dënim. “Ngushëllime familjes së Zamir Velajt elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës. Krim i shëmtuar që meriton një dënimin më të rrepte.”, tha Vasili. Ndër të tjera ai shton se drejtësia duhet të veprojë me shpejtësi. “Mbështetje e plotë çdo punonjësi të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, pohoi Vasili. Mbrëmjes e së enjtes, 55-vjeçarin Zamir Velaj, u plagosur rëndë me thikë nga Martin Zefi dhe më pas ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Ngjarja ndodhi pasi viktima i kishte ndërprerë energjinë elektrike Zefit, i cili rezulto debitor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here