Emërimet në Drejtësi, Nishani do të çelë procedurat brenda 16 gushtit

0
133

Presidenti i Republikës Bujar Nishani pritet të ushtrojë kompetencën e tij Kushtetuese për çeljen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas konsultimeve me konstitucionalistët dhe me partitë politike parlamentare, mësohet se kreu i shtetit do të çelë procedurën brenda datës 16 gusht, në zbatim amendamenteve Kushtetuese. Burime nga presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit do ti referohet pikërisht nenit 149 të kushtetutës që përcakton që këshilli emërimeve përzgjidhet me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Pikërisht ky parashikim kushtetues që përjashton nga shorti gjyqtarët e prokurorët me masë disiplinore mund të jetë edhe filtri që do të përdore kreu i shtetit për të ushtruar kompetencën e tij kushtetuese. Ky veprim ndërmerret në kushtet kur mungon ligji për vlerësimin e kandidatëve që bëhen pjesë e sistemit e që duhet të kalojë në komisionin e posaçëm e më pas në Kuvendin, shkruan Shqiptarja.com Një ditë më parë hynë në fuqi amendamentet kushtetuese ndërsa Presidenti i Republikës sipas parashikimeve kushtetuese duhet që brenda 5 ditëve të hapë shortin për 9 anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here