Në kërkim për trafik droge, shqiptari vë në lojë policinë italiane

0
134

Në qershor ishte dënuar me 3 vjet e 11 muaj burg në mungesë nga Gjykata e Torinos. Arratia e 32-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Xhaxhia nuk ka zgjatur shumë.

Ai është arrestuar nga policia e Torinos pasi po drejtonte makinën e tij me shpejtësi dhe në gjendje të dehur. Për disa minuta një patrullë policie e kishte ndjekur shqiptarin në qendër të qytetit pasi nuk kishte respektuar asnjë semafor.

Pas ndalimit Xhaxhia ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke i paraqitur dokumente identifikimi italiane të falsifikuara.

Por duke parë që agjentët e policisë nuk i kanë besuar ai ka tentuar të largohet me vrap. Xhaxhia është arrestuar dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se ai ishte pjesë e një bande shqiptarësh të narkotrafikut në veri të Italisë.

Hetimet e nisura që në 2013 mbi këtë grup kriminal çuan në arrestimin e 25 personave. Policia sekuestroi 135 kilogramë drogë kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe më shumë se 200 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here