Detaje nga vjedhja e bankës në bllok, zbulohen veglat e hapjes së kasafortës

0
151

Vetëm një ditë pas konstatimit të grabitjes së një banke të nivelit të dytë, në zonën e ish – Bllokut në kryeqytet, policia ka arrestuar 2 persona. Në pranga kanë rënë Drejtori i filialit të bankës, Luigj Gjonaj dhe Shefi i Sigurisë së filialit, Florjan Skarra.

Sipas policisë, me veprimet dhe mos veprimet e tyre, pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë, këta dy shtetas kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave, duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasafortën e kësaj banke. Jo zyrtarisht, mësohet se shuma e grabitur është rreth 20 milionë lekë të reja.

Dy drejtuesit e bankës kanë neglizhuar alarmin e të premtes në mbrëmje, ku është sinjalizuar për dridhje në ambientet e brendshme, e më konkretisht në zonën e kasafortës. Burimet thonë se paratë janë arritur të merren nga kasaforta ditën e shtunë, pas orës 21:00 të mbrëmjes.

Në murin rrethues të bankës janë konstatuar të hapura dy vrima, një në murin rrethues të bankës dhe një murin e dhomës kasafortë. Zyrtarisht policia njofton se autorët kanë hyrë në kasafortën e bankës dhe kanë vjedhur një sasinë e parave.

“Dy janë hipotezat që ka ngritur grupi hetimor, për mënyrën sesi janë futur në brendësi të bodrumit autorët e grabitjes të parave të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish – Bllokut. Hipoteza e parë është mund të jenë futur nëpërmjet kësaj dritareje dhe më pas të kenë punuar qetësisht për disa ditë me radhë, derisa kanë kryer grabitjen. Ndërsa hipoteza e dytë është se mund të kenë patur një kopje të çelësit të derës kryesore të bodrumit dhe të jenë futur nga ana tjetër e pallatit”.

Kjo është bombula me oksigjen e gjetur në brendësi bodrumit, që dyshohet se është përdorur nga ana e autorëve për prerjen dhe hapjen kasafortës në pjesën, ku kasaforta ishte e mbështetur në mur.

Aktualisht është kërkuar informacion për identifikimin e punëtorëve, që kanë pasur kopje të çelësit të derës së bodrumit gjatë kohës, kur deri para dy javëve, kryheshin punime për llogari të qiramarrësit të ri të objektit. Nga ana tjetër një pjesë e kamerave në pjesën anësore dhe pas godinës, ku është e vendosur banka nuk funksionojnë.klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here