Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, dyshohet për vrasje aksidentale

0
127

Katër punonjës dhe drejtues të landfillit të Sharrës, janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi akuzohen si përgjegjës për vdekjen e 17-vjeçarit, trupi i pa jetë i të cilit u gjet dy ditë më parë. Viktima Ardit Gjoklaj 17 vjeç, punonjës i landfillit u gjet i masakruar në Sharrë. Arrestimet u kryen rreth orës 23:00 të dielës dhe në pranga u vunë Besnik Braha, 53 vjeç, përgjegjës i firmës së punimeve, Edmond Kollari, 40 vjeç, drejtues ekskavatorit, Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, përgjegjës turni dhe Bujar Daja, 45 vjeç, përgjegjës i punonjësve. Policia nga ana tjetër bën me dije se, po punon edhe për kapjen e një 48-vjeçari nga Peqini, i cili është administrator i firmës “3 K SHPK”. Sipas policisë në orën 14:30 te Landfilli i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave, është gjetur trupi i pajetë 17-vjeçarit, nga Kombinati, i cili ishte punonjës sezonal në landfill, por i paregjistruar tek firma “3K SHPK”. Ai dyshohet se është goditur nga ekskavatori, i cili drejtohej nga Edmond Kollari që rezultoi i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse.

Ndërsa drejtuesi i ekskavatorit 40-vjeçari Edmond Kollari, është arrestuar si personi i dyshuar që mund të ketë aksidentuar 17-vjeçarin me mjetin tip “Ekskavator me kova”, gjatë punës në landfill. Për të ndaluarit e tjerë është ngritur akuza e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” . Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelje te rregullave te mbrojtjes ne punë” për shtetasit Besnik Braha, Dëfrim Hakrama, Bujar Dajasi dhe për shtetasin me inicialet E. T. Po kështu, për veprat penale te “Shkelje te rregullave te mbrojtjes ne punë”dhe “drejtim mjeti në mënyrë jo te rregullt” për shtetasin Edmond Kollari, i cili është drejtuesi i ekskavatorit, i papajisur me leje drejtimi përkatëse.

Trupi i pa jetë i 17-vjeçarit u gjet i masakruar

Trupi i pajetë i adoleshentit është gjetur pasditen e së dielës i masakruar në landfillin e Sharrës në kryeqytet. Pas marrjes së këtij njoftimi, një grup hetimor u nis në vendngjarje ku konstatuan tek vend grumbullimi i mbeturinave në Sharrë kufomën e seksit mashkull. Pas disa orësh hetimesh, u bë i mundur identifikimi i kufomës. Policia e identifikoi viktimën si17-vjeçarin Ardit Gjoklaj nga Tropoja, punonjës në landfill. I riu dyshohet se ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës dhe burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur i copëtuar dhe me gjymtyrë të prera. Viktima është gjetur me doreza në duar dhe me një mushama si e punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren,ndërsa fillimisht u ngritën dyshimet se adoleshenti mund të ishte vrarë nga persona të tjerë që punonin për mbledhjen e kanaçeve pranë këtij landfilli. Por ditën e djeshme burime zyrtare pranë uniformave blu bënë me dije se 17-vjeçari është vrarë aksidentalisht nga ekskavatori gjatë punës në landfill. Fillimisht policia bëri me dije se kufoma i përkiste një mashkulli rreth 30 vjeç, por pas hetimeve u zbulua se bëhej fjalë për Ardit Xhoklaj, i cili ishte punësuar pranë landfillit të Sharës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here