Sarandë/ Arrestohet 65-vjeçari, i sekuestrohen 68 kg kanabis në depon e shtëpisë

0
140

 

Policia e Sarandës sekuestron 68.23 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në pranga ka rënë poseduesi i drogës, shtetasi Ajet Lata, 65 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjashtë të Sarandës.
Shërbimet e Policisë së Sarandës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e 65-vjeçarit në fshatin Gjashtë, ku kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 68.23 kg e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në depon e banesës së këtij shtetasi, në një bidon plastik brenda të cilit ishin futur 22 pako me lëndë narkotike, mbështjellë me qese plasmasi dhe natriban ngjyrë kafe.1-15 2-14 3-12 4-9 5-11

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here