Fushë-Krujë/Grabitet pika e këmbimit valutor

0
151

Një tjetër grabitje është shënuar ditën e sotme në Fushë-Krujë. Kësaj radhe pre e grabitësve ka rënë një pikë këmbimi valutor. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën e vjetër Tiranë – Fushë-Krujë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se persona të paidentifikuar me një mjet tip Benz pa targa, kanë vjedhur një sasi parash në një pikë këmbimi valutor.

Kasaforta e kësaj pike nuk është prekur.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë vijuar hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here