Asgjësohen 8150 bimë kanabis, në kërkim autorët

0
132

Tepelenë – Policia vijon operacionin për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në Kurvelesh Tepelenë dhe në Zhapokikë Memaliaj u konstatuan dhe u asgjësuan 8150 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në fshatin Kurvelesh, në vendin e quajtur “Vinje” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4100 bimë narkotike.  Ndërsa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zhapokikë, u gjetën dhe u asgjësuan 4050 bimë narkotike.

Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here