Tjetër grup muxhahedinësh, strehohen në përiferi të Tiranës

0
191

Një tjetër grup muxhahedinësh kanë mbarritur nga kampi ” Liria i Irakut” për tu strehuar në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë akomoduar në një kompleks pallatesh në periferi të kryeqytetit. Ndërkohë që Ministria e Brendshme nuk bën më dije numrin e saktë të tyre si dhe vendet e tjera të akomodimit dhe i klasifikon keto të dhëna si sekret. Muxhahedinet po strehohen në Shqipëri në bazë të një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Një grup tjetër muxhahedinësh iranianë, kanë mbërritur mbremjen e së premtës nga kampi “Liria i Irakut” për tu strehuar në Shqipëri.

Disa prej tyre janë strehuar në këtë kompleks pallatesh që ndodhen në përiferi të kryeqytetit, i përzgjedhur nga organizta UNHCR , e cila merret me strehimin dhe akomodimin e tyre

Këto pallate janë përdorur edhe me parë për strehimin e muxhahedineve, që kanë nisur të vinë ne Shqipëri që në vitin 2013.

Burime nga Ministria e Brendshme megjithëse konfirmojnë mbërritjen e këtij grupi në Shqipëri nuk bëjnë me dije shumë të dhëna për numrin e saktë të tyre si dhe vendet e tjera të akomodimit për shkak të ruajtjes së sekretit, si komunitet i mbrojtur.  Ndonese Ora News mundi ti kontaktonte të sapoardhurit ata nuk pranuan të pronocohen duke shmangur edhe kameran.

Grupi i muxhahedineve janë pjesë e opozitës iraniane dhe vijnë nga kampi Liria në Irak. Vendosja e tyre në Shqipëri është pjesë e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë Shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here