Rama hedh foto të rrugës, qytetarët: Pak më poshtë rrugës ku dhe dhia thyen këmbët

0
158

Kreu i qeverisë, Edi Rama në vazhdën e publikimeve të rrugëve dhe shesheve të qyteteve të rindërtuara ka hedhur sot edhe disa foto nga Dardha, në Korçë, ku falë punës së kësaj qeverie është rregulluar rruga kryesore që të çon në fshatin turistik.

“Dardha turistike me një rrugë të re që po ndikon ndjeshëm në rritjen e numrit të vizitorëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës”, shkruan Rama në Facebook. Por qytetarë i komentojnë poshtë fotografive se, rruga ka kohë që është bërë dhe se ky është një investim vetëm 0.5 km. Sipas qytetarëve, rrugicat në realitet aty janë të shkatërruara.

“O shoku kryeminister ok ato 2km brenda fshatit …. por deri ne Dardhe si do shkosh? Ate rruge rregullo!!!”, shkruan dikush, ndërsa dhe qytetarë të tjerë e pasojnë kritikën. “Po kjo ka kohe qe eshte bere pse nuk e nxjer pak me poshte rrugen qe dhe dhia thyen kembet reklame per kalamajt po ben apo genjen njerzit qe se skan qen ndonjehere ne Dardhe”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here