Grabitja në Rinas, shefi i stacionit të ICTS mbetet në burg

0
157

Gjykata për Krime të Rënda nuk ndryshon masën për Arben Karafilin shefin i stacionit të ICTS. Ai është i arrestuar për grabitjenspektakolare me armë të valutës të huaj që po transportohej me automjet drejt një avioni  në aeroportin Nënë Tereza

Kjo gjykatë la në fuqi masën e arrestit burg.

Pritet masa e sigurisë për dy agjentët e sigurisë Bledar Blloshmi e Fadil Jonuzaj

Grabitja spektakolare ndodhi në pistën e avionëve në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, në Rinas më 30 qershor.  Tre persona të maskuar dhe të armatosur pasi prenë menteshat e portës të jashtme që ndodheshin në krahun e rrugës Rinas- Fushë Krujë hynë në rrethimin e brendshëm në aeroport duke vjedhur valutën e huaj që po transportohej me automjet drejt një avioni  në aeroportin Nënë Tereza

Flitet që shuma e grabitur është rreth 1 milionë euro. Grabitësit kanë marrë vetëm kartëmonedhat duke lënë ato prej hekuri.

Policia e Durrësit ka vënë 30 mijë euro në dispozicion për të gjithë ata që japin informacion për kapjen e autorëve të ngjarjes por ende nuk ka autorë.

Ndërkohë janë 5 persona të arrestuar

Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza.

Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS-Albania)

Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale.

Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here