Roli i ndërkombëtarëve, 10 kundërshtimet e Partisë Demokratike

0
125

Partia Demokratike nuk ka rënë dakord në të paktën 10 pika me draft/ligjin që mban firmën e OPDAT dhe EURLAIUS, për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ekspertët e opozitës kërkojnë detajimin e rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit në proces dhe përputhjen e tij me amendamentet kushtetuese.

Gjithashtu kërkohet rishikimi i rolit të ILDKP dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar në procesin e vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës. Demokratët kërkojnë dhe detajim të procedurës së përzgjedhjes se anëtarëve të organeve të  rivlerësimit. Janë 10 çështje që Partia Demokratike kundërshton në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat tashmë ndodhen për reflektim  në tryezën e ekspertëve të nivelit të lartë.

Këto 10 çështje Partia Demokratike i ka argumentuar  në detaj në një material prej 55 faqesh. Oponenca e Partisë Demokratike nis që me tekstin e projektligjit, i cili sipas ekspertëve të selisë blu,  nuk detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të  rivlerësimit, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proces në diskrecionin e organeve të përfshira në proçedure. Gjithashtu ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.

“Roli i OMN dhe vëzhguesve ndërkombëtar të jetë në përputhje me nenin B dhe pikën 7 të nenit C të Amendamenteve Kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm”. Në opinionin e tyre, demokratët kërkojnë dhe rishikimin e rolit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe  Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. “ I gjithë procesi i vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës duhet të rikonceptohet, në mënyrë që të japë të gjitha garancitë e nevojshme që do të arrihet rezultati i pritshëm. Masa e jashtëzakonshme e rivlerësimit duhet të zbatohet ekskluzivisht nga organet e posaçme të vetting-ut, pa asnjë rol aktiv të organeve ekzistuese, të kontrolluara apo nën varësinë e Kryeministrit”.

Për ekspertët demokratë, ligji i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka paqartësi për rastet e përjashtimit të kandidatëve nga konkurrimi, mënyrën dhe arsyet e këtij përjashtimi, si dhe të drejtën e ankimit për përjashtimin. Sipas PD-së, procesi i rivlerësimit duhet të përmbushë standardet për një proces të rregullt ligjor, duke mbajtur në konsideratë konstatimet e Komisionit të Venecias, ndërsa argumentohet se projektligji  nuk detajon listën e plotë të komponentëve që përfshin vlerësimi profesional. Periudha e vlerësimit profesional duhet të garantojë mos ndërhyrjen e organeve të vetting-ut në vendimmarrjen konkrete për çështje që kanë në dorë gjyqtarët apo prokurorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here