Pakistanezi dëbohet nga Italia për terrorizëm, kishte lidhje me një shqiptar

0
146

Një ditë pas dëbimit nga territori italian i shtetasit pakistanez, 26 vjeçarit Aftab Farook rezident në Vaprio D’Adda me akuzën se aspironte të behej një luftëtar i ISIS, i gatshëm për tu nisur drejt Sirisë, mediat italiane zbardhin disa nga detajet e hetimeve të Policisë të cilat kanë identifikuar lidhje midis pakistanezit e shqiptarit Bledar Ibrahimi 25 vjeç, i dëbuar nga Italia po me të njëjtën akuzë në mars të 2016.

Shqiptari Bledari Ibrahimi i datëlindjes 1991 jetonte sëbashku me familjen në qytezën Pozzo pranë qytezës Vaprio D’Adda ku jetonte pakistanezi Aftab Farook.

Ata komunikonin shpesh me njëri-tjetrin me anë të rrjeteve sociale.

Sipas policisë italiane, shqiptari Bledar Ibrahimi i cili kishte studiuar një vit shkollë fetare në Egjipt, dëshironte të bëhej imam, ishte mjaft studioz dhe me aftësinë për të bindur e influencuar të tjerët me bindjet e tij.

Gjithashtu policia italiane ka vërtetuar dhe kontakte e komunikim të hershëm mes shqiptarit Bledar Ibrahimi e Maria Giulia Sergio-Fatima, e para femër italiane e cila iu bashkua luftës së ISIS në Siri, e martuar me xhihadistin shqiptar Aldo Kobuzi.

Kontaktet mes tyre i perkasin kohës kur Maria Giulia Sergio ishte studente e biokimisë dhe ende e parmartuar me Kobuzin.

Me 2014 e ashtëquajtura Lady Xhihad italiane u nis sëbashku me bashkëshortin shqiptar Aldo Kobuzi drejt Sirisë.

Investigatorët italianë janë të bindur për lidhjet e bashkëpunimin me qëllim terrorizmi mes të 3 personave që njheshin mjaft mirë me njëri-tjetrin.

Po sipas policisë italiane, shqiptari Bledar Ibrahimi konsiderohej si mendja e grupit.

Ndërsa shtetasi pakistanez Aftab Farook ishte më radikali i grupit, e shumë herë ishte shprehur se donte të hidhte në erë avionë apo ndërtesa fetare apo tregtare për të marrë hak ndaj myslimanëve që vriten çdo ditë nga trupat ushtarake të Perëndimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here