Llahtarisen qytetarët në Durrës, ja çfarë tërheq zvarrë makina në mes të ditës

0
164

Njerëzit janë ata që kujdesen më së shumti për kafshët, që paguajnë shuma të mëdha për trajtimin shëndetësor dhe ushqimin e atyre që bëhen thuajse familjarët e tyre, por në të njëjtën kohë janë pikërisht njerëzit ata që i keqtrajtojnë në mënyrën më të keqe të mundshme gjallesat në tokë.

Rasti i denoncuar në redaksinë e Jetaoshqef.al është i frikshëm ndaj dikush duhet të reagojë. Bëhet fjalë për një makinë e cila ka lidhur me litar në pjesën e pasme të saj një qen dhe ndërsa makina ecën shpejt, qeni tërhiqet zvarrë.

Janë këto pamjet kafshërore që tregojnë jo vetëm mizorinë e njerëzve, por edhe pasivitetin e mjaft organizatave që operojnë në Shqipëri për mbrojtjen e kafshëve. Ndërsa jashtë shtetit njerëzit dënohen për keqtrajtimin më të vogël ndaj kafshëve, këtu mund të bësh mizori në mes të ditës, në mes të qytetit dhe asnjë gjë nuk të ndodh.

Videoja është filmuar në qytetin e Durrësit. Fatmirësisht në të duket qartë targa e makinës DR 7980 D, e cila tërheq zvarrë qenin. Nëse ka ndonjë instancë shtetërore që funksionon, personi përgjegjës duhet të ndëshkohet për veprimin e tij. Ne shpresojmë të ketë reagim, që pas qenit të mos shikojmë ndonjë video ku makinat do të tërheqin zvarrë në të njëjtën mënyrë njerëz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here