Aksident në Laprakë makina përplaset me furgonin (Video)

0
171

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, shumë pranë kryqëzimit të Laprakës, në Tiranë.

Sikurse duket edhe në videon e dërguar nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, në të janë përfshirë një furgon mallrash dhe një automjet.

Sipas personit që i ka dërguar pamjet, nuk besohet të ketë të lënduar në njerëz, përveç dëmeve materiale.

Policia ka shkuar e para në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit, si dhe për të menaxhuar trafikun e krijuar si pasojë e përplasjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here