Po e transportonin me skaf drejt Malit të Zi, kapen 22 kg drogë në Shkodër

0
268
Një sasi lënde narkotike është kapur nga policia në bregun e Liqenit të Shkodrës, gati për tu transportuar për në Malin e Zi.
Burime nga policia thanë se rreth orës 21:30 minuta të ditës së djeshme, në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe, tek bregu i liqenit, në vendin e quajtur “Syri i Krypës”, janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale 22 pako me lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë 22 kg.
Dyshohet se kjo lëndë narkotike do të transportohej për në Mal të Zi me skaf. Policia thotë se është duke punuar për identifikim dhe kapjen e pronarëve të kësaj lënde narkotike.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here