Atentati me snajper në Vaqarr, Ergys Kolaveri hedh poshtë akuzat në gjykatë

0
154

Ergys Kolaveri hodhi poshtë akuzat që i bëhen si njeriu që organizoi atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit. Avokati i tij tha se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka asnjë provë kundër tij. Sipas avokatit akuzat janë të sajuara, pasi Ergys Kolaveri ka qenë në Kamëz gjatë momentit të atentatit. Edhe objektivi i dyshuar për atentatin, i burgosuri Gazmir Daci nuk ka qenë në ambjentet e ajrimit kur u qëllua me snajper, sipas tij. Goditja me snajper ndaj një të dënuari në burgun e Vaqarrit ndodhi disa ditë më parë. I plagosur mbeti Lili Dulja, por policia tha se objektiv i atentatit kishte qenë Gazmir Daci, i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Kolaveri. Për këtë ngjarje u arrestua Ergys Kolaveri, vëllai më i vogël i të vrarëve dhe kushëriri i tij Enea Caka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here