Denoncimi i policit: Babai i Tahirit fshihet pas “skemës së sigurimit” të kanabisit

0
124

Një tjetër polic ka bërë një denoncim tek ish-kryeministri Sali Berisha duke I dërguar një mesazh në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Sipas denoncimit të atij që Berisha e quan “polici dixhital”, Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është personi që I del garant kultivuesve të drogës për mosprekjen e parcelave nga ana e policisë së shtetit. Kjo “skemë sigurimi” siç e quan denoncuese, bëhet përballë një pagese të majme. Polici sqaron se si funksionon kjo skemë.

“Atij i paguhet në dorë një shumë e madhe apo 15% e të ardhurave nga sipërfaqja e mbjellë, duhet t’i tregosh dhe parcelën me foto se ku e ke dhe ai të garanton mosprekjen e saj nga policia. Shkurt babai i Sajmir Tahirit është ndër kryesorët që bën pazaret e hashashit”, thotë polici denoncues.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here