Tiranë/ 47-vjeçari u del makinave para me shufër hekuri, ndalohet nga policia

0
141

Një person me një shufër hekuri në dorë qëndronte në mes të rrugës në orët e vona të mbrëmjes së 27 korrikut 2016 pranë ish-parkut të autobusëve.

Personi me shufër hekuri u dilte makinave para duke detyruar ata të ndalonin.

Me të marrë informacionin efektivë të policisë së komisariatit nr 2 ndërhynë për ta kapur dhe shoqëruar në komisariat.

Fillimisht burri tentoi tu ikte forcave të policisë të cilët e kanë ndaluar dhe pasi i kanë hequr shufrën e hekurit nga dora e kanë shoqëruar për në komisariat.
Sot në mëngjes me interesimin në polici të redaksisë u mësua se bëhej fjalë për një 47 vjeçar me inicialet S. B me probleme mendore i cili është shoqëruar në komisariat.
47-vjeçari njihej nga efektivët e policisë pasi nuk ishte hera e parë që bënte veprime të tilla por nuk përbën rrezikshmëri.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here