LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Vlorë, viktima qëllohet me armë zjarri

0
157

Vetëm pak minuta më parë një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri, nga i cili është shënuar një viktimë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e spitalit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe emri i viktimës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një pikë bastesh në rrugën e spitalit pranë bashkisë së qytetit bregdetar.

Viktima është konfliktuar me disa persona të tjerë në pikën e basteve, ndërsa gjendja ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas njoftimit, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve të vrasjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here