Ujësjellësi i Tiranës/ Gjobë ose 3 vite burg për ata lidhin ujin në mënyrë të paligjshme dhe shpërdoruesit

0
154

Në momentin kur uji nuk mjaftueshëm si është e mundur që qytetarët do ta shpërdorojnë atë?

 

Sejrie Baleta

 

 

Uji i pijshëm ka qenë dhe mbetet një ndër problemet kryesorë për qytetarët e Tiranës. Ndotja e tij, përqindja e lartë e klorit, ardhja e tij me orare, ose në rastin më të keq mungesa e tij janë këto disa shqetësime kryesore në lidhje me ujin që hasin pothuajse çdo ditë kryeqytetasit. Por si të mos mjaftonte e gjithë kjo situatë ditën e djeshme Ujësjellësi i Tiranës njoftoi të gjithë qytetarët se do të ketë ndëshkime me gjobë dhe burgim deri në tre vjet për ata lidhin apo ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm. UKT ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët mbi rëndësinë që ka mos shpërdorimi dhe kursimi i ujit të pijshëm në stinën e nxehtë. Në momentin kur uji nuk mjaftueshëm si është e mundur që qytetarët do ta shpërdorojnë atë? Por fushata sipas  UKT-së ka për qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin normal me ujë të pijshëm të qytetit. Për këtë arsye, gjatë këtyre javëve UKT do t’i kushtojë një vëmendje maksimale informimit të qytetarëve. Fushata e nisur nga UKT bën thirrje të gjithë konsumatorëve të jenë të kujdesshëm mbi mënyrën se si e përdorin ujin e pijshëm, duke vënë theksin tek mos përdorimi i ujit për vaditje të tokave bujqësore. Fushata e nisur nga UKT bën thirrje të gjithë konsumatorëve të jenë të kujdesshëm mbi mënyrën se si e përdorin ujin e pijshëm, duke vënë theksin tek mos përdorimi i ujit për vaditje të tokave bujqësore

Sipas Kodit të “Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” dhe Kodit Penal, neni 159, ndëshkohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, të gjithë ata që:

 

  • Lidhin apo ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm;
  • Furnizohen me ujë të pijshëm pa pasur kontratë me UKT sh.a;
  • Ndërtojnë objekte mbi tubacionet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve;
  • Përdorin ujin e pijshëm nga rrjeti i UKT-së për lavazhe, ujitjen e tokës bujqësore;
  • Përziejnë ujin e pusit, apo të burimeve të tjera me ujin e pijshëm të furnizuar nga UKT;
  • Ndërhyjnë tek ujëmatësi dhe dëmtojnë vulën e tij. Një nga problemet më të mëdha me të cilat UKT-ja përballet vazhdimisht është vaditja e tokave bujqësore me ujë të pijshëm, çka e bën të vështirë furnizimin me ujë të qytetarëve. Vaditja e tokave me ujë të pijshëm është e ndaluar me ligj dhe konsiderohet si shkelje ndaj së cilës ndëshkimet janë të sanksionuara në Kodin e Furnizimit me Ujë. Gjatë këtyre javëve, UKT sh.a ka bërë publike aksionet dhe fushatat e saj, ndërmarrë kryesisht në zonat e ish-komunave, ku i është dhënë rëndësi e veçantë sensibilizimit qytetar, si edhe në fushatën e sapo nisur. Në nismën Thurje është bërë një denoncim nga një qytetare pikërisht ditën e sjeshme me tu njoftuar qytetarët në lidhje me masat e reja të marra nga UKT-ja. “Doja të shkruaja lidhur me diçka që më ndodhi sot në mëngjes. Me trokasin dy djem në portë dhe i zgjasin sime bije, gjithë arrogancë një fletë të printuar. “E kam seriozisht, mos të shikoj më  të  ujisësh lulet në oborr se do të sjell gjobën herës tjetër”- i thotë dhe largohet. Marr letrën dhe shoh që gjoba për këtë  shkelje të rëndë  siç është  ujitja e vazove të luleve ishte 50 mijë  lekë  të reja. Mësova gjithashtu qe ujitja e luleve qenka veprimtari e ndaluar me ligj tashme. Seriozisht e kanë këta? Ku dreqin është  e ndaluar me ligj ujitja e ca vazove me lule, kur unë kam vite që paguaj rregullisht detyrimin ndaj UKT-së, edhe pse uji nuk vjen 24 ore në ditë, edhe pse nuk është ujë i pijshëm pavarësisht se ofrohet si i tille, edhe pse jo rrallë mbifaturohen.  Sinqerisht, çudirat në këtë vend spaskan të sosur. Plotësisht dakord të pezullohen lavazhet apo vaditja bujqësore, se është abuzive. Ama të ndalohej me ligj ujitja e luleve???” shprehet Lorena Shamo.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here