Kjo është këngëtarja e arrestuar me kanabis në Qafë-Thanë (FOTO)

0
203

Një këngëtare 41­vjeçare u arrestua nga policia, pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinë.

Policia e Korçës bën me dije se nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë­Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases Valbona Xeka, 41 vjeç, banuese në fshatin Kameras­ Fushë Krujë. Gruaja që njihet si këngëtare u arrestua, pasi gjatë kontrollit në çantë iu gjet kanabis.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, automjetit të saj tip “Mercedez­Benz”, me targë AA181ET, në një çantë personale, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 12 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva”­ njofton policia.

droga3

13427859_1235680129805506_7992343488542997015_n

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here