Ja çifti shqiptar që akuzohet për bashkëpunim me terroristin në tragjedinë e Nices

0
146

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi bashkëpunëtorët e autorit të sulmit terrorist të ndodhur pak ditë më parë në Nice të Francës, ku mbetën të vrarë 84 persona si dhe qindra të plagosur. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, zyra e Prokurorit në Paris ka njoftuar se ka paraqitur akuza për terrorizëm kundër 5 bashkëpunëtorëve të sulmit me kamion në Nice, ku mes tyre është edhe një çift shqiptarë, Artan H. dhe bashkëshortja e tij Enkelejda Z., e cila ka edhe nënshtetësi franceze.

Prokurori Francois Molins, tha se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Baouhlel, e kishte përgatitur këtë sulm së bashku me bashkëpunëtorët e tij, disa muaj më parë. Mbi të akuzuarit rëndojnë akuzat për vrasje dhe për posedim të armatimit të ndërlidhur me ndërmarrje terroriste. Ndërkohë që për mbikëqyrjen e këtij hetimi janë angazhuar më se 400 hetues

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here