Aleati i Lulzim Bashes, Galdini : Basha e ka arritur konsensusin ne Washington, Bruksel dhe Berlin.

0
157

Aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Arian Galdini, Kryetar i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, ka shperndae nje deklarate per shtyp ne te cilen thuhet se : “Lulzim Basha dhe Opozita shqiptare jane ne Tryezen e duhur, ne krahun e duhur, ne betejen e duhur. Fakti qe Lulzim Basha mer te gjitha pergjegjesite dhe eshte i gatshem te debatoje, e negocioje parreshtur, pa u lodhur, pa ngurrim, me kedo qe kerkon te dije pikepamjen e tij, deshmon se ai eshte Lojtari i Ndershem, Shtetar, Patriot dhe Perendimor ne kete ceshtje te madhe per te gjithe shqiptaret dhe per Partneret tane Strategjike, SHBA dhe BE, sikurse eshte Reforma ne Drejtesi. Te gjithe sot duan,kerkojne dhe besojne se do te votohet Reforma ne Drejtesi. Te gjithe. Ka vetem nje skenar ogurzi qe e ka pergatitur me kujdes Kryeministri Edi Rama. Ka nje Draft qe e ben Reformen ne Drejtesi te votueshme nga Rama dhe aleanca e deputeteve te tij subjekte te dekriminalizimit. Ka edhe nje Draft qe e ben Reformen ne Drejtesi te votueshme me konsensus. Lulzim Basha dhe Partneret tane Strategjike, jane pro konsensusit. Victoria Nulland nga Washington, Johanes Hahn nga Brukseli dhe Kancelarja Angela Merkel nga Berlini, ia kane dhene tashme Lulzim Bashes kete konsenus per Reformen ne Drejtesi me konsensus. Nese Edi Rama, e bllokon konsensusin dhe vazhdon ne aventuren e tij pushteterore per ta votuar Reformen me aleancen e deputeteve subjekte te dekriminalizmit, atehere, Lulzim Basha duhet te dale qartazi me nje Projekt Politik marrjesh pergjegjesish me te medha.

LDE inkurajon Lulzim Bashen dhe Opoziten shqiptare qe nese sot nuk shpetojne dot Reformen ne Drejtesi nga Rama dhe deputetet subjekte te dekriminalizimit, te ngrihen ne kembe per te shpetuar Qeverisjen.
Qeveria teknike, do te ishte zgjidhja me e volitshme qe mund ta shpetonte vendin tone nga kapje prej deputeteve subjekte te dekriminalizimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here