Kultivimi i bimëve narkotike/ “Lazarat” në të gjithë Shqipërinë, asgjësohet drogë nga Veriu në Jug

0
230

 

Numri në rritje, 11 767 bimë narkotike janë asgjësuar vetëm gjatë ditës së djeshme

 

Besar Bajraktaraj

 

Kultivimi i lëndëve narkotike në rang vendi ka pësuar rritje. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar 11 767 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Droga është sekuestruar nga veriu në jug, përkatësisht në disa qytete të Shqipërisë.

 

Sekuestrohen 1000 rrënjë kanabis dhe 4 armë zjarri në Vlorë

 

Gjatë ditës së djeshme policia e Vlorës ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin 1000 rrënjë kanabis sativa dhe 4 armë zjarri.  Në kuadër të këtij operacioni, janë kapur në flagrancë 8 persona. 1. Rajmond Selfaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. 2. Saimir Hoxhallari, 36 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat. 3. Taulant Kalaj, 26 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje”) . 4. Dorian Rexhepaj, 30 vjeç, banues në Vlorë. 5. Geraldo Zeneli, 23 vjeç, banues në Vlorë. 6. Romarjo Ymeri, 21 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat. 7. Arben Hodaj, 51 vjeç, banues në Durrës. 8. Tahir Imaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Përroi i vilave”. Arrestimi i tyre është bërë në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën u gjetën të mbjella rreth 1000 rrënjë bimë të llojit kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie me zjarr. Policia bën me dije gjithashtu se nga kontrolli i ushtruar përreth zonës ku këta shtetas qëndronin, janë gjetur (të fshehura) dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri: 1 armë zjarri “Automatik model-56”, 3 armë zjarri të tjera “Pushkë10, model-56” 1 krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

 

Asgjësohen 7467 bimë kanabis në Gjirokastër dhe Përmet

Edhe në Gjirokastër e Përmet, janë asgjësuar 7467 bimë kanabis sativa gjatë ditës së djeshme.

Përkatësisht janë asgjësuar 1340 rrënjë kanabis në Malin e Gjërë pranë vendit të quajtur  “Gropat e Fërthit”, në Gjirokastër. Policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar shtetasi Laze Beqiraj, 49-vjeç dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.
Gjithashtu policia njofton se në Përmet janë asgjësuar 6127 bimë kanabis të cilat janë lokalizuar në Bënjë. Policia ka shpallur në kërkim autorin A.Xh, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e tij.

 

 

Asgjësohen 3300 rrënjë kanabis në Lezhë e Kurbin

 Kultivimi i bimëve narkotike është rritur dhe në veri të vendit. Vetëm në Lezhë dhe Kurbin janë asgjësuar 3300 rrënjë kanabis.  Burime pranë policisë bëjnë me dije në prangat e policisë, gjatë ditës së djeshme kanë rënë dy persona, pasi u janë gjetur armë zjarri e lëndë narkotike të cilat i kishin kultivuar. Kështu policia e Lezhës raporton se janë asgjësuar 3300 bimë narkotike kanabis sativa gjatë kontrolleve të territorit ndërkohë që është kapur edhe një armë zjarri automatik model 56. Policia arrestoi shtetasin Edmond Bushpepa,  24-vjeç dhe shtetasin Arjan Ndoj  24-vjeç, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të individëve të përfshirë në këtë aktivitet si dhe asgjësimit të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here