Durrës/ Arrestohen 3 persona, kapen me kanabis dhe armë të ftohta

0
131

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit I.Kaloshi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

Të arrestuarit janë: Aleksandër Selimllari 26 vjeç, Islam Kaloshi 29 vjeç, dhe Sulerdi Meçja 27 vjeç, të tre banues në Durrës.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në ngarkim të shtetasve A. Selimllari dhe S.Meçja, parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal;

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”në ngarkim të shhtetasit I.Kaloshi parashikuar në nenin 279/2 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here