Rama, Meta e Lu në pritje të përgjigjes së Bashës për reformën në drejtësi

0
140

Ende nuk është kthyer një përgjigje nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas ftesës së kreut të Kuvendit, Ilir Meta për të zhvilluar një takim mes tij, Ramës dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë për gjetjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.

Ilir Meta kërkoi dje një takim të nivelit të lartë për zgjidhjen e ngërçit 4 ditë para datës së përcaktuar për votimin e Reformës në Drejtësi në Kuvend.

Pak ditë më parë ishte edhe ambasadori Donald Lu, i cili kërkoi që këtë të hënë kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha të takoheshin dhe të diskutonin për Reformën në Drejtësi.

Donald Lu, Romana Vlahutin dhe kryeministri Rama gjatë ditës së djeshme iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kreut të Kuvendit, ndërsa ende nuk ka një reagim nga kreu i demokratëve Lulzim Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here