Kamëz/ Humb jetën në spital 34 -vjeçari, vritet me thikë për motive të dobëta

0
129

Një 34 vjeçar u vra natën e kaluar në Kamëz. Pas një sherri në rrugën “Parisi” një person me inicialet A.D qëlloi me thikë një 34 vjeçar, që ndërroi jetë në spital.
Policia e kryeqytetit bën të ditur se, konflikti mes viktimës dhe autorit të krimit ka nisur për motive të dobëta rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Autori i vrasjes është arratisur në drejtim të paditur.

Njoftimi për shtyp i policisë Tiranë
Më datë 17.07.2016, rreth orës 22:05, në rrugën “Parisi”, Kamëz,  pas një konflikti për motive të dobëta është palgosur me thikë në bark shtetasin O. K., 34 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në S.Q.U. ku në orët e para të mëngjezit të ditës së sotme ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje  shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Kukës. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here