Ja çfarë hiqnin yjet për të ndryshuar kur nuk kishte operacione plastike

0
159

Marilyn. Rita. Marlene. Tre nga ikonat më emblematike të Hollivudit kujtohen ende për fytyrat e tyre karakteristike dhe bukurinë natyrale. Por a ishin me të vërtetë kaq natyrale?

Deri diku, po. Duke i krahasuar me ikonat e Hollivudit të sotëm, yjet e viteve ’40-’50-’60 janë një bukuri nga ajo që quhet ‘e virgjër’. Tani shumica dërrmuese e aktorëve apo këngëtarëve të famshëm në të gjithë botën ka kryer të paktën dy ndërhyrje estetike: rregullimin e hundës dhe vënien e protezave të dhëmbëve.

Është ende e diskutueshme nëse ‘më e bukura nga të gjitha’ Marilyn Monroe ka kryer apo jo një operacion plastik për ta bërë hundën e saj ‘më pipiruqe’ siç ishte moda. Janë publikuar disa grafi të kafkës së saj që tregojnë se ajo ka ndërhyrë dy herë në fytyrë: Për të rregulluar hundën, dhe një për ta bërë nofullën më simetrike. Sidoqoftë, mbetet e pavërtetuar përfundimisht nëse janë me të vërtetë grafitë e saj.

Sidoqoftë, kur është fjala për yjet e Hollivudit, duket se atyre u është dashur kahera të bëjnë çmos për të arritur një standart bukurie të atillë që të duken të përsosura, sipas kritereve të kohës. Cosmopolitan ka përmbledhur tre mënyrat e dhimbshme që përdoreshin asokohe për një pamje të pacen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here