Gjekmarkaj: Ilir Meta sot u tregua burrë shteti. Rama të mbajë fjalën, të bëhet rrobaqepës

0
142

Agron Gjekmarkaj ka vlerësuar fjalimin e Ilir Metës. Sipas tij, ai ka folur si burrë shteti.  Ndërkohë, Gjekmarkaj shkruan se tashmë duhet të bëhet rrobaqepës.

“Deklaratën e Metes sot e quajta “veprim patriotik prej burri shteti. Dhe Ramës i thashë bëhu rrobaqepës siç ke premtuar. Meta bëri një nga deklaratat më të guximshme dhe më të vështirat  në karrierën e tij politike duke gjykuar nga kontesti politik dhe diplomatik.

Nga vetja do të shtoja edhe një nga më të dobishmet për vendin. Personalisht nuk e kam votuar kurrë Metën dhe partinë e tij e as kam ndërmend ta bëj. Gjykimi kësaj here i tejkalon antipatitë politike personale.

Në këtë pikë ku kanë zbritur kredencialet e të ardhmes së vendit mendoj që Kryetari i Kuvendit po sillet si burrë shteti me një qasje patriotike. E di shumë kush do shqyej sytë dhe këndellet në habi ngasa po them.

Përmbajtja e fjalës së tij shpreh një koherencë që Meta e ka shfaqur që nga fillimi deri në fund të procesit të Reformës në Drejtësi e cila përmblidhet tek fjalët konsensus me Opozitën sipas Venecias. Jo njëanshmëri, jo trafikim votash.

Tani Ramës i mbetet të mbaj premtimin solemn dhe të bëhet rrobaqepës…”, shkruan Gjekmarkaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here