Pritja e ambasadorëve, reagon Presidenca: Bushati nuk njeh Presidentin

0
144

Me anë të një deklarate për mediat, Presidenca ka reaguar në lidhje me anullimin e pritjes me Ambasadorët Shqiptar në botë. Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron dhunimin e ligjeve nga ana e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati si një rast skandaloz dhe të pa precendentë.

Reagim i plotë Institucionit të Presidentit të Republikës për pritjen me Ambasadorët Shqiptarë në botë:

Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron një rast skandaloz dhe pa precedent aktin e shëmtuar të dhunimit; të rregullave dhe ligjeve të shtetit, të detyrës dhe funksioneve të garantimit të sigurise të Gardës së Republikës, të ushtrimit të funksioneve dhe detyrës kushtetuese të Presidentit të Republikës nga ana e një funksionari të lartë të shtetit siç është Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.Në datën 14 korrik 2016, në orën 19.30, Presidenti i Republikës kishte ftuar në një takim Ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërise në botë, të cilët ishin thirrur në Atdhe për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore.Ministria e Jashtme në mënyrë të përsëritur, në fyerje të Kushtetutës së Republikës, thyerje të praktikës protokollare shtetërore, dhunim të prerogativave kushtetuese të Kryetarit të Shtetit e përjashtoi dhe ndaloi pjesëmarrjen e tij në hapjen dhe zhvillimin e Konferencës Vjetore.Në çdo rast Konferenca e Ambasadorëve hapet dhe përshëndetet nga Kryetari i Shtetit, që është Presidenti i Republikës dhe askush tjetër.Ky akt i papërgjegjshëm, foshnjarak, bizantin dhe i dënueshëm rëndon shumë imazhin e vendit tonë, për fat të keq.Në mënyrë të përsëritur Ministri Ditmir Bushati refuzon të njohë Institucionin e Presidentit të Republikës.Në pritjen që Kryetari i Shtetit kishte organizuar në ambjentet e Presidencës nuk ishte i ftuar Ministri Ditmir Bushati dhe pjesëtarë të MPJ-së.Lista e të ftuarve i ishte dhënë autoriteteve të Gardës së Republikës në respekt të procedurave protokollare dhe sigurisë.Me një akt prej dhunuesi, Ministri Ditmir Bushati dhe persona të tjerë, të paftuar, depërtojnë me forcë në ambjentin ku do të organizonte pritjen Presidenti i Republikës.Një veprim i paekulibruar dhe i paprecedent në historinë e Shtetit Shqiptar. Administrata e Institucionit të Presidentit të Republikes duke shprehur shqetësimin e thellë për mosëpërmbushjen e detyrës nga punonjësit e Gardës së Republikës i është adresuar drejtuesve të këtij institucioni, i ngarkuar me ligj për të garantuar sigurinë e funksionimit të Kryetarit të Shtetit, për të hetuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim te ligjit dhe Kushtetutës së vendit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here