Manjani emëron Drejtorin e ri të Burgjeve, ja kush e zëvendësoi Zoton

0
202
Ministria e Drejtësisë njofton se pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, në vendin e tij është emëruar Miklovan Kopani.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e falenderon Zoton për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës.
Njëkohësisht, ministri Manjani i uron Kopanit punë të mbarë në vazhdimin e punës në drejtimin e këtij institucioni me profesionalizëm dhe korrektësi.
CV-ja e Kopani reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare.
Ministri Manjani shpreh bindjen se Kopani do të vijojë drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here