Ulen temperaturat në fundjavë, do ketë shira lokale

0
147

Të gjithë ata që kanë planifikuar që fundjavën ta kalojnë në plazh, është mirë që të ndryshojnë mendim, pasi duke filluar nga dita e premte do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin, të cilat do të shoqërohen me vranësira locale. Sipas qendrës së sinoptikës MeteoAlb vranësira dhe erë të fortë do të ketë në të gjithë vendin. Të premten do të ketë rreze dielli ndaj edhe mund të bëhet plazh ndërsa të shtunën duhet të mbyllni çadrat e plazhit dhe të hapni ato të shiut. Ndërkohë që pak a shumë do të jenë temperaturat edhe të dielën, ku do të ketë erë dhe dallgë mbi normalen.

Temperaturat do të fillojnë të bien duke filluar që nesër. Ndërkohë që të premten do të ketë vranësira dhe shira në veri dhe në qendër të vendit. Pra ata që kanë ndërmend të bëjnë plazh ditën e premte në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës, është mirë të bëjnë prapakthehu. Ndërkohë që të shtunën dhe të dielën as që bëhet fjalë për plazh pasi  shirat dhe vranësirat do të mbulojnë të gjithë vendin. E gjitha kjo sipas Meteoalb vjen për shkak të ndryshimit të qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës në qarkullim very-veriperëndim të Evropës.

Progonoza e plotë sipas MeteoAlb

Duke filluar që nga dita e nesërme priten rënie e temperaturave me 2 – 3 gradë, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veri-veriperendimi i kontinentit. Parashikohet që rënia e temperaturave të vijojë ditën e premte si edhe në fundjavë. Përsa i përket motit sot dhe nesër do të jetë i kthjellët POR dita e premte do të sjellë vranësira dhe shira në zonat malore, parashikohet që edhe fundjava të jetë me mot të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në të gjithë vendin, më të dukshme ditën e shtunë. Herë pas here do të jenë rebeshe.

Temperaturat minimale, do të luhaten: Në vendet malore nga 11 deri 14, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 17 deri në 21 gradë.

Temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vëndet malore nga 18 deri 22 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 26 deri 30 gradë.

Era, do të fryjë mesatare sot dhe nesër Ndërsa ne fundjave pritet forcim i erës deri në 45 km/orë, nga drejtimi veriperendimor. Dallgëzimi në brigjet detare do të jetë 4 – 5  ballë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here