Reforma në drejtësi/ Ja sa vota ka mazhoranca në parlament

0
173

Maxhoranca e majtë do të vendoset para provës së numrave më datë 21 korrik, në rast se nuk arrin dakordësinë me Partinë Demokratike për të
votuar Reformën në Drejtësi.

Maxhoranca, duke përfshirë PS­-në, LSI-­në dhe PDIU-në, arrin në total 87 vota.

Vetë Partia Socialiste pas braktisjes së fundit nga deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Vladimir Kosta, ka mbetur vetëm me 58 vota në grupin e saj
parlamentar.

Numrin 58 socialistët e arrijnë falë votës së deputetit Anduel Xhindi, i cili është dhënë “hua” pranë Grupit Parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ndërkohë që pjesë e Grupit të PS­-së, por që kanë shfaqur qëndrime krejt ndryshe dhe figurojnë ende të regjistruar, janë edhe dy deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Bashkë me dy votat e Hafizit dhe Blushit, Partia Socialiste grumbullon në total 60 vota në Kuvend.

Ndërkohë që dy vota të tjera kanë mbetur jashtë shportës së socialistëve.

Bëhet fjalë për votën e deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, i cili është
përjashtuar nga Grupi i PS­-së, po ashtu dhe deputetit të Lezhës, Armando Prenga, i cili është nën akuzë për plagosje.

Vota e Tom Doshit mund të bashkohet me atë të Grupit Parlamentar të PS-­së, pasi në votimet e fundit Doshi, edhe pse i përjashtuar, ka votuar pro
nismave ligjore të qeverisë. Ndërsa vota e Prengës mund të cilësohet si e “djegur”, pasi nuk llogaritet për të votuar Reformën në Drejtësi.

Vladimir Kosta, edhe pse është larguar nga Grupi i PS-së, ka deklaruar se do ta votojë Reformën në Drejtësi.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kryesuar nga Ilir Meta, ka në përbërjen e tij 20 deputetë. Pavarësisht se disa javë më parë Ilir Meta përjashtoi një prej deputetëve të tij, duke i çuar numrat në 19.

 

votat-e-maxhorances

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here