Pamje shkokuese, momenti kur makina i kalon sipër gruas në Tiranë

0
128

Një aksident i frikshëm, i filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, i ka marrë jetën një gruaje në Tiranë, afër Arkivës së Shtetit. Drejtuesi i makinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Siç duket edhe nga pamjet e filmuara, një makinë tip Benz ka përplasur gruan, 37 vjeçare, e cila ishte me dy fëmijët e saj. Për fat të mirë fëmijët janë shtyrë nga gruaja për në cepin e rrugës dhe kjo lëvizje e saj i ka shpëtuar ata nga aksidenti.

Ndërsa gruaja me inicialet Dh.P ka humbur jetën në spital. Shoferi i papërgjegjshëm, pasi ka përplasur gruan me dy fëmijët, nuk ka frenuar, por i ka kaluar asaj sipër. Në video shihen disa qytetarë të traumatizuar nga ngjarja, por edhe që i mundohen ti japin ndihmën e shpejtë gruas dhe dy fëmijëve të saj të mitur. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se pamjet që panë ishin të tmerrshme. Njoftimi i policisë: Në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” me rrugën “Jordan Misja”, nje mjet, ka aksidentuar shtetasen Dh. P., 37 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e parë mjeksore. Shtetasja Dh. P.,37 vjeçe ( nëna e femijeve ) ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak si pasojë e goditjes së marrë nga ky aksident. Fëmijët L.P dhe S.P nuk kanë probleme për jetën. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar një automjet që dyshohet të jetë me targa AA 476 GL mjet i tipit “Mercedes Benz”, ngjyrë gri C class me pronar Dh.O. Po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit pasi është larguar nga vendi i ngjarjes. Kjo video e frikshme tregon momentet kur ka ndodhur aksidenti: