Tiranë, vihen në pranga 2 të rinj për trafikim të të miturve

0
152

Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, finalizoi me sukses Operacionin Policor të koduar “Revenge”, ndërsa kanë përfunduar në pranga dy të rinj.

Burime zyrtare pohuan se bëhet fjalë për Enea Sinanin, 28 vjeç dhe Elton Drapi, 29 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në funksion të procedimit penal të vitit 2014 për veprën penale “Trafikim i të miturve”.

Shtetasit e arrestuar kanë qenë nën hetim prej disa kohësh nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër S.K, 25 vjeç, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime përfitimi (prostitucion), një vajzë 15 vjeçare me iniciale M.L në juridiksionin e Tiranës dhe Elbasanit. Për bashkëpunëtorin tjetër po zhvillohen kërkime. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i të miturve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here