Panariti vizitë në SHBA, fokus i diskutimeve intensifikimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve

0
124

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, niset sot për një vizitë zyrtare në Washington DC , në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e axhendës së vizitës së ministrit janë; takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Bujqësisë, takime në Shtëpinë e Përfaqësuesve (Kongresi Amerikan), Bankën Botërore, Administratën e Ushqimit dhe të Barnave (FDA), takime me kompani amerikane të interesuara për të investuar në bujqësi, takime me personalitete të komunitetit hebre si dhe një vizitë në Muzeumin e Holokaustit në Washington D.C.

Në fokus të bisedimeve do të jenë, intensifikimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, mundësia e financimit për pajisjen e laboratorëve rajonalë me teknologjnë bashkëkohore dhe kite të nevojshme për kryerjen e analizave, asistenca dhe mbështetja amerikane në implementimin e një projekti pilot për krijimin e bursës së prodhimeve bujqësore dhe hartimi i një strategjie parandaluese për peshkimin e paligjshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here