Krujë/ Lufta kundër kanabis, asgjesohen 16.630 bimë narkotike, policia në kërkim të autorëve

0
136

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Zallë dhe Bura, në Krujë kanë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 16 630 bimë narkotike të dyshuara të llojit  Cannabis Sattiva.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here