Lufta kundër terrorismit,Kuvendi miraton Marveshjen me SHBA-në

0
146

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 89 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim Marrëveshjen me Qeverinë e SHBA-së që parashikon shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit dhe rritjen e efikasitetit në luftën kundër tij.

Marrëveshja, e nënshkruar në prill 2016, synon t’i sigurojë akses palëve në informacionin për identifikimin e individëve që njihen ose dyshohen të jenë përfshirë në veprimtari që lidhen me terrorizmin.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes do të mundësojë rritjen e efikasitetit të agjencive ligjzbatuese për t`u mbrojtur nga aktet e terrorizmit, si dhe goditjen e personave për të cilët ka të dhëna që janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shqipëria është e para nga vendet e rajonit me të cilën SHBA nënshkruan një marrëveshje të tillë. Pala shqiptare ka nënshkruar 16 marrëveshje të ngjashme me vende të tjera në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Gjatë diskutimit në parim të këtij akti, kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade e vlerësoi marrëveshjen me qeverinë amerikane si një akt shumë të rëndësishëm, në kuadër të kontributit që jep vendi ynë si pjesë e koalicionit të gjerë antiterror.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here