Itali/ Shqiptarin e zë gjumi në timon, përplaset me dy makina të tjera, në gjendje të rëndë gruaja e shqiptarit

0
137

Një familje shqiptare është aksidentuar në Itali, në Fucecchio. Një shqiptar që po udhëtonte me një makinë “Alfa” me bashkëshorten është përplasur me dy makina të tjera.

Shqiptarin, sipas mediave italiane e ka zënë gjumi ndërsa i jepte makinës dhe kjo ka mbërë që ai të dalë në krahun e kundërt të lëvizjes.

Për pasojë është përplasur kokë më kokë me një “Ford Fiesta” dhe më pas me një makinë tjetër “Alfa Mito”. Tek makina “Ford Fiesta” ishte vetëm drejtuesi, ndërsa tek “Alfa Mito”një djalë dhe një vazjë, të dy 25-vjeç.

Sipas mediave italiane, të katërt personat kanë mbetur të plagosur, ndërsa më rëndë është bashkëshortja e shqiptarit, rreth 50 vjeçe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here