Sa lehtë qeveriset shqiptari i nëpërkëmbur sot!

0
135

Ju kam thene o miq, por ju nuk doni te degjoni.

Kjo shoqeri e politike prej vitesh e shkaterroi individin e forte dhe e la robin e humbur te Allahut perballe Leviathanit.

Qytetarit i hoqi sindikatat dhe la ojf per te marr fonde.

Nepunes beri militantin, dajen, xhajen dhe gjyshin e kunatit.

I heqin dhe i vene ne cdo rrotacion. Pune rrotash.

Eksperte vendosin ata qe dine te lecisin ne syte e shefit deshirat e fshehta. Me nje fjale ata e nuk kane turp te thone budallalliqe ne publik.

Studentin e shkelqyer e lene papune dhe promovojne cunat e mamit me kollare sakohe qe rrine urte ose cunat e gocat e militanteve

Gazetarin e kane kthyer ne altoparlant. Mesoju ti cfare eshte investigimi. U thone : lere investigimin shih investimin.

Shqiptarin e derguan rrugeve te Evropit, ik thyej qafen idiot! Na ler rehat!

Dhe mos harro na dergo pare!

Deputetin e vendosin ne liste qe te serviloset te partia, jo te thote : perfaqesoj popullin ketu !

Profesorin e kane lene pa asnje rol, zhytur ne turma amorfe, punimet ja vjedhin, e izolojne nga bota, e trajtojne si mitingash dhe e paguajne si mjeran: ik shit diploma qe nuk i duhen as dreqit!

Avokatit i thone : beju sekser!

I semuri shkon ne spital me shishe uji me vete.

Njeriu nuk gjen as pronen e gjyshit, as te drejten.Ta puthesh te drejten kanunore. Prisni sa te vije ligji nga Venecia, thone sovranistet e cartur.

Shqiptarit 40 perqind i papune i thone : papunesia jote eshte strukturore, pra nga ajo e llojit te fisem.

Shqiptarja veshur me tuta dhe shqiptari me atlete qe vijne ere ke Gabi kenaqen nga kjo lloj strukture qe puneson kozmonauta dhe shofere raketash nenujore.

Ama po bejme bulevard te ri gjigand, ku do zvarritemi ne krimbat me duar ne xhepa bosh dhe reeshqasin veturat e tyre qe kushtojne sa njezet apartamente bosh.

Dinjteti i qytetarit ne gjiriz. Aman ishim ne kampionatin europian! Cfare ke mor Xhan?

Lemsh para porte.

Kemi fan zone ku mund te hash salcice ne skare e me ere qoftesh te shohesh ne ekran ndeshje ulur ne stola derrase, e me tej luajne futboll ne rere hedhur mbi kalldrem nacut.

Me kujtohet gjyshja kur nuk na donte neper kembe ne shtepi e thoshte : ikni luani ne rruge me shoket!

Sa lehte qeverriset shqiptari i neperkembur sot!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here