Klauzola që përjashtoi policinë e shtetit nga siguria e aeroportit të Rinasit

0
138

Kontrata mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit që administron aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit, ka të sanksionuar një klauzolë lidhur me sigurinë e këtij objekti, që e përjashton atë në mënyrë të dukshme nga kategoria e objekteve të një rëndësie të veçantë.

Në rast se do të ishte përfshirë në këtë kategori – siç e kërkon logjika më e thjeshtë – siguria në të gjithë territorin e aeroportit duhej t’i ishte lënë në dispozicion dhe në ngarkim forcave shqiptare të rendit. Por kontrata, që është miratuar nga qeveria shqiptare Nano e vitit 2004, ka marrë OK e Kuvendit dhe është dekretuar nga ish-presidenti Moisiu në fund të atij viti, duke hyrë në fuqi në dhjetor 2004, në mënyrë të çuditshme ia ngarkon përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit vetëm punonjësve të kompanisë private koncesionare, shkruan Shqiptarja.com.

“Shoqëria mund të kontraktojë për shërbimet e sigurisë ndonjë kontraktor ndërkombëtar të njohur të sigurisë së aviacionit, i cili do të caktojë një administrator kontrate përgjegjës për raportimin e ndonjë shmangieje nga dispozitat e kontratës ndaj administratorit të ruajtjes dhe sigurisë së aeroportit, me qëllim që të merren masat përkatëse”, thuhet në një prej klauzolave.

Madje, edhe kriteri i përzgjedhjes së punonjësve të sigurisë është ekskluzivitet i koncesionarit, funksion që ajo nuk e ndan me Policinë Shqiptare.

Pra, kompania koncesionare ka marrë vetë dhe shteti shqiptar ja ka lënë këtë të drejtë-detyrë, barrën e sigurisë në aeroport. Për këtë, ajo “u vjel” udhëtarëve tarifa deri në katër euro për një udhëtim vajtje-ardhje, që përfshihen në biletën e fluturimit, ndërkohë që ka mundësinë të kontraktojë, siç ka bërë, subjekte private për të kryer detyra të garantimit të sigurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here