Asgjesohen 4000 bimë kanabis në Tropojë, në pranga tre kultivuesit

0
143

Asgjesohen 4000 bimë kanabisi në Tropojë. Efektivët e Komisariatit Tropojë, në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë ushtruar kontrolle në territorin e  fshatit Gri.

Si rezultat i kontrollit u konstatuan dhe asgjesuan 4.000 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella  në dy parcela.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve si autorë të dyshuar të kultivimit të bimës narkotike, konkretisht:

-Avni Muldaka, 54 vjeç, lindur në fshatin Gri, Tropojë, banues në Elbasan.

-Gazmend Zenelaj,  42 vjeç, lindur në fshatin Markaj, Tropojë, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here