Sulmet terroriste në Turqi, MPJ informon shtetasit shqiptarë : Ja ku të pyesni për njerëzit tuaj

0
132

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënoi me forcën më të madhe shpërthimet terroriste që goditën Aeroportin e Stambollit dje në mbrëmje, me pasojë humbjen e jetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Në deklaratës e saj sot thuhet” “Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjarët e viktimave dhe Qeverinë turke, si dhe solidaritet me Turqinë mike dhe vendosmëri për të qenë së bashku në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm.

MPJ informon shtetasit shqiptarë se shërbimi konsullor i kësaj ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike DK@mfa.gov.al dhe numrat e telefonit +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në Stamboll.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here