Fier/ Arrestohet 45-vjeçari, i dënuari për vrasje në vitin 1999-të dhe 2014-të

0
156

Një 45 –vjeccar i dënuar më parë për vrasje është arretuar pasi iu gjetën armë e municione. Ermal Sino, 45 vjeç, lindur në Kuçovë e banues në Fier, i  dënuar në vitin 1999 me burg për vrasje dhe në vitin 2014 i proceduar penalisht për shkatërrim me dashje të një makine në Fier, është arrestuar nga policia e Fierit. Policia sqaroi se ai u kap rreth orës 02:00 në flagrancë duke mbajtur me vete:

 

– Një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, me 8 fishekë.

– Një armë zjarri pistoletë tip Cervena Zastava  model 70, me 7 fishekë.

– Një selenciator për Zastavën.

– Dy radio marrëse dhënëse.

– Një aparat fotografik.

Nga kontrolli që iu bë në  banesë, iu gjetën:

– Një tjetër armë zjarri pistoletë tip Zastava me krëhër me tre fishekë.

-Një armë zjarri automatik tip ”P.M.SH” me krëhër me 19 fishekë.

– 79 copë fishekë automatiku model 56.

Policia po kryen analizat balistike të armëve, pasi dyshon se ato mund të jenë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here